Një punëtor nga nacionaliteti serb i minierës së Trepçës në njësinë e Leposaviqit ka vdekur sot në vendin e punës.
Rastin për KOHËN e ka konfirmuar kryeinspektori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Fatmir Gërguri.
Ai ka thënë se i njëjti fillimisht ka humbur krahun e pastaj ka vdekur për shkak të plagëve të marra.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 10:30, në njësinë përpunuese-flotacion. Janë marrë masat dhe është dërguar për trajtim, por nuk ka mundur të iu mbijetojë plagëve”, ka thënë ai.