Kronikë

Theret me thikë një grua në Prishtinë

Një grua është therur me thikë të enjten në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë, lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar.

Ndërkaq për viktimën thuhet se i është ofruar tretmani mjekësor në QKUK.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij, njëri nga të dyshuarit është liruar ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.