Kronikë e zezë

“Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA vijuan kontrollet në gjithë Shqipërinë, 49 persona të shoqëruar e 24 të arrestuar

“Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA vijuan kontrollet në gjithë Shqipërinë, 49 persona të shoqëruar e 24 të arrestuar

Vijon në të gjithë Shqipërinë zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit, të atyre që shpërndajë apo trafikojnë lëndë narkotike etj.

Gjatë orëve të fundit janë kapur dhe vënë në pranga persona të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit.