Kronikë

Kaloi ilegalisht kufirin Serbi - Kosovë, arrestohet

Një person është ndaluar në Leposaviq pasi ishte futur ilegalisht në Kosovë nga Serbia. Gjatë kontrollimit të veturës i është gjetur material plastik pa dokumentacion.

Vetura e tij është konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Njësiti patrullues ka ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi –Kosovë. Gjatë kontrollit i është gjetur material plastik pa dokumentacion . Vetura është konfiskuar . Rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruan në raport.