Kronikë

Arrestohen dy persona në Qafë të Morinës me substanca narkotike

Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare në “Qafë të Morinës” ku i janë gjetur substancë narkotike të llojit marihuanë.

Pas intervistimit ata janë liruar me procedurë të rregullt, është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

“Janë arrestuar një i dyshuar mashkull dhe një e dyshuar femër kosovare, pasi që gjatë kontrollit u është gjetur sasi e drogës. Te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël e najlonit e mbushur me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 2.58 gramë, një paket të mbështjellësve rizlla dhe një gjysmë cigare e mbushur me marihuanë, ndërsa te e dyshuara është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël e najlonit e mbushur me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 2.60 gramë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.