Kronikë

Përleshje mes shtatë personave në Prizren, përdoret edhe arma

Foto: Ilustrim

Në Prizren ka ndodhur një përleshje mes shtatë personave, ku si pasojë të dyshuarit kanë marrë lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore ku gjatë kontrollit në veturën e njërit të dyshuar, është gjetur një armë me një karikator me katër fishekë, dy thika dhe një çelës gome që dyshohet të jetë përdorur në rast. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve i cili kishte në posedim armën dhe kishte shtënë me të, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.