Kronikë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Labinot Zeqajt

Policia e Kosovës po e kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e Labinot Zeqajt.

Zeqaj është nga Deçani derisa është i dyshuar për trafikim narkotikësh, transmeton KOHA.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: info@kosovopolice.com