Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia po e heton vjedhjen në kishë në Obiliq

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e hetuar rastin e vjedhjes në një kishë ortodokse në Obiliq, që ka ndodhur në orët e hershme të së martës.

“Është raportuar se të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në objektin fetar, me ç’rast kanë vjedhur një çantë me para (dinarë serbë), vlerë rreth 120 euro, një libër dhe një kryq. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo