Kronikë

Një shtetas turk lëndohet në vend pune në Graçanicë

Foto: Koha / ilustrim

Foto: Koha / ilustrim

Një shtetas turk është rrëzuar nga skelet derisa po punonte në një vend ndërtimi, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e të martës. Shtetasi turk ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Spital. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori, ndërsa nuk dihen shkaqet se si është rrëzuar.

"Raportohet se viktima mashkull turk shtetas i Turqisë, derisa ishte duke punuar në një vend ndërtim, në rrethana të panjohura është rrezuar nga skelet dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Spital. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori", thuhet në raportin e Policisë.