Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Drenas i cili ka ndodhur të hënën në mbrëmje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, një veturë ka goditur një këmbësor, ndërkaq i njëjti nuk ka arritur të iu mbijetojë plagëve.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.