Kronikë

Policia kap të dyshuarit që po kontrabandonin njerëz drejt shteteve të BE-së

Foto: Koha / ilustrim

Në Pikën Kufitare Dheu i Bardhë, janë arrestuar tre të dyshuar për kontrabandim me njerëz drejt shteteve të BE-së.

“Janë arrestuar tre të dyshuar kosovarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kishin për qëllim të kontrabandonin dy viktima kosovarë për në shtetet e BE-së dhe në këmbim nga viktimat do të merrnin nga 5000 euro”, thuhet në raportin e PK-së.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy vetura.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat janë liruar.