Kronikë

Vdekje e dyshimtë në një autoservis në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Një person pa shenja jete është gjetur në një autoservis në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, të martën.

Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahemti. Ajo ka thënë se viktima është mashkull, ndërkaq janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së tij.

“Sot rreth 11:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, saktësisht në një autoservis. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në përgjigjen e saj.