Kronikë

Dënohen dy të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve për një qytetar nga Gjilani dhe masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditëve për një prizrenase, pasi ata dyshohet se kanë blerë, poseduar dhe shpërndarë lëndë narkotike.

Masa ndaj B.A. nga Gjilani dhe S.K. nga Prizreni llogaritet nga 3 gushti dhe është e vlefshme deri më 2 shtator.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit për të pandehurin me iniciale B.A., nga neni 187 par.1 nën par 1.2., pika 1.2.3, të KPP-së dhe për caktimin e arrestit shtëpiak për të pandehurën me iniciale S.K. nga neni 183 par.1 nënpar.1.2 të KPP-së, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasojat që mund të shkaktoheshin nga shtija apo shpërndarja e narkotikëve, rrethanat dhe mënyra se si të pandehurit kanë kryer këtë vepër penale, nga sjelljet e tyre të mëparshme tregojnë rreziku nëse të njëjtit lihen në liri sidomos menjëherë pas kryerjes së kësaj vepre penale do të përsërisin këtë vepër penale të natyrës së njëjtë”, thuhet nga Gjykata Themelore e Prizrenit.