Kronikë

Arrestohen katër persona në Prishtinë për organizim të bixhozit

Katër persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit në një lokal janë hasur duke zhvilluar lojëra fati, një veprimtari e paligjshme.

Ngjarja ka ndodhur të hënën mbrëma, ndërsa të dyshuarve i janë konfiskuar prova materiale.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është hapur procedurë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit.