Një 54 vjeçar është arrestuar sot në pikën kufitare në Vërmicë, pasi tentoi të futej në Kosovë me rreth 6 kilogramë marihuanë.
Sipas njoftimit të Policisë, marihuana ishte e ndarë në 15 pako dhe ishte fshehur te motori i veturës Seat.
“Gjatë kontrollimit të hollësishëm të ushtruar nga ana e zyrtarëve policorë në bashkëpunim dhe
koordinim me oficerët doganorë, në pjesën e përparme te motori i automjetit janë gjetur
pesëmbëdhjetë (15) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuara narkotike e llojit
marihuanë, me peshë e cila dyshohet të jetë prej rreth 6kg. Në lidhje me rastin është njoftuar Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik, njësia e forenzikes dhe njësitet tjera relevante për trajtim dhe hetim të mëtejme të rastit. Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore DKR Prizren, është iniciuar rasti për veprën penale: Blerja, shpërndarja, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotrope ose analoge ndaj të dyshuarit (E.L. viti
i lindjes 1966)”, thuhet në njoftimin e Policisë.