Kronikë e zezë

Pesë të arrestuar në Skenderaj për tentim vrasje

Pesë të arrestuar në Skenderaj për tentim vrasje

Pesë persona të dyshuar janë arrestuar dje në Skenderaj për tentim vrasje, bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Janë arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin përfshirë në rrahje. Si pasojë e rastit të gjithë të dyshuarit edhe një viktimë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë PK.