Kronikë

Rrahje masive në Pejë, pesë të arrestuar

Pesë persona janë arrestuar dje në Pejë pasi raportohet të jenë përfshirë në një rrahje masive ndërmjet veti.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën Hysni Rama dje rreth orës 16:10, transmeton KOHA.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të gjithë të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thotë PK.