Kronikë

5 të arrestuar në Pejë për rrahje mes vete

Descriptive Text

Sot pasdite në Pejë ka ndodhur një rrahje mes disa personave.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Hysni Rama” në Pejë.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka arrestuar 5 persona të cilët ishin të përfshirë në rrahje. Personat e dyshuar fillimisht janë fjalosur në mes veti dhe më pas kanë sulmuar njëri-tjetrin me ç’rast tё gjithë tё dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e PK-së nga Peja.

Të njëjtit janë dërguar në spital për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, të gjithë personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në ndalim Policor prej 48- orёsh”, thuhet në raport.