Kronikë e zezë

Tre të arrestuar në Prishtinë për lojëra fati

Tre të arrestuar në Prishtinë për lojëra fati
Foto: Koha / Arkiv

Tre persona në Prishtinë janë arrestuar të mërkurën pasi janë hasur duke luajtur lojëra fati, që sipas një vendimi të qeverisë, është e kundërligjshme.

“Janë arrestuar tre të dyshuar kosovarë pasi të njëjtit janë hasur duke luajtur lojëra të fatit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe nga aty janë konfiskuar kompjuter, tiketa të lojës, printer, dhe dy televizor”, thuhet në raportin 24 orësh.