Kronikë

Një shtetas gjerman vdes në Mitrovicë, dyshohet se u hodh nga dritarja e dhomës së hotelit

Foto: Enis Imeri / Koha

Një shtetas gjerman ka humbur jetën sot.

Ai dyshohet se është hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit, ku ishte duke qëndruar.

Lajmin për Kohën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Personi dyshohet se është hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit ku ishte duke qëndruar. Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë. Trupi është dërguar për obduksion”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti për “Kohan”.

Mësohet se personi ishte duke qëndruar në Mitrovicë, ndërsa po punonte në një kompani kosovare.