Kronikë e zezë

Policia e Kosovës ka iniciuar procedurë ndaj 13 personave për mosrespektim të masave

Policia e Kosovës ka iniciuar procedurë ndaj 13 personave për mosrespektim të masave

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar për inicim të procedurës ndaj 13 personave për mosrespektim të masave të Qeverisë.

Rastet janë në vende të ndryshme dhe po ashtu për arsye të ndryshme. Në dy raste ka të bëjë me inicimin e procedurës ndaj pronarëve të pishinave në Pejë. Në një pishinë kishin qenë prezent rreth 300 persona e një të tjetër rreth 100 persona.