Në fshatin Paralovo në Novobërdë është thyer dera e një kishe.
Ankuesi ka raportuar në Policinë e Kosovës se nga persona të panjohur është thyer me forcë dera e objektit ndihmës fetar kishës, që sipas ankuesit janë vjedhur një ikonë fetare (vlera nuk i dihet) dhe para të gatshme, në vlerë prej 4000 dinar serb, apo në kundërvlerë 40 euro.
“Është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.