Një vajzë është zhdukur në Ferizaj.
Rasti është raportuar dje në Policinë e Kosovës, derisa vajza është zhdukur më 26 korrik.
“Në rrugën “Tahir Meha”, Ferizaj, ankuesi ka raportuar se vajza e tij më 26.07.2020 është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer”, thuhet në raportin e PK-së.