Kronikë

Në Istog një person plagoset nga një plumb qorr

Një person është arrestuar në Istog të dielën, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe dyshohet se plumbi qorr ka qëlluar viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke marrë trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, është njoftuar nga Policia.