Kronikë

Plagosen tre persona në Mitrovicë, i dyshuari në arrati

Foto: Koha / Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh bën të ditur se tre persona dje janë plagosur në Mitrovicë, derisa i dyshuari gjendet në arrati.

“Është raportuar se tre kosovarë janë plagosur me armë zjarri dhe dyshohet se janë plagosur nga i dyshuari kosovar i cili gjendet në arrati. Tri viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dy prej tyre janë liruar kurse i treti mbetet për tretman të mëtejmë mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, thotë PK, transmeton KOHA.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë ku kanë gjete dhe sekuestruar katër gëzhoja dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit.

Policia shton se rasti vazhdon të hetohet.