Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi të kërkuar, që po kërkohet për veprën penale “vjedhje grabitqare”.
Në një njoftim të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë është bërë e ditur se personi i kërkuar është Mehmet Morina, i lindur më 1967, në Dresnik të Klinës.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
