Kronikë e zezë

“Shikohen shtrembër”, kosovari plagos tre persona në Austri

“Shikohen shtrembër”, kosovari plagos tre persona në Austri

Një 31-vjeçar kosovar në Graz të Austrisë është përfshirë në një konflikt me armë, pasi një rumun e kishte “shikuar shtrembër” në një parking të një supermarketi, të mërkurën.

Siç shkruan “österreich.at”, pas “shikimit shtrembër” kishin vluar gjakrat. Fillimisht 31-vjeçari e kishte kërcënuar rumunin (24-vjeçar) dhe një mik të tij çeçen (20-vjeçar) me një thikë. Sipas raportimit, pala më e re kishte ikur.