Kronikë e zezë

Vdekje të dyshimta në Prizren e Graçanicë

Policia e Kosovës ka raportuar për dy vdekje të dyshimta, në raportin e saj 24-orësh. Një vdekje ka ndodhur në Graçanicë, ndërsa një tjetër në Prizren.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij mashkull kosovar, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, është njoftuar nga policia për rastin në Graçanicë.