Kronikë e zezë

Katër të arrestuar për mashtrim, në mesin e tyre edhe një shtetase e Serbisë

Katër të arrestuar për mashtrim, në mesin e tyre edhe një shtetase e Serbisë

Katër persona janë arrestuar në lidhje me një rast mashtrimi është njoftuar nga Policia e Kosovës.

Policia të hënën arrestoi një shtetase të Serbisë në Fushë Kosovë, pasi ajo kishte mashtruar dy viktima kosovarë. Me vendim të prokurorit, ajo është dërguar në mbajtje. Ndërkohë në lidhje me rastin në Graçanicë të mërkurën janë arrestuar edhe tre meshkuj kosovarë, siç është njoftuar në raportin e policisë. Edhe ata janë dërguar në mbajtje.