Kronikë e zezë

Arrestohet një shtetas sirian, tentoi të vidhte një veturë në Prishtinë

Arrestohet një shtetas sirian, tentoi të vidhte një veturë në Prishtinë

Një shtetas sirian është arrestuar të martën pasi tentoi të vidhte një veturë në Prishtinë, është njoftuar nga Policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e të martës në rrugën “Fehmi Agani”.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas sirian pasi i njëjti ka tentuar të kryej vjedhje nga vetura e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është shkruar në raportin 24-orësh të policisë.