Është dënuar me një vit me kusht i akuzuari G.B. nga Prizreni, për shkak të veprës penale “dhuna në familje”.
Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore e Prizrenit, i akuzuari është shpallur fajtor dhe, pos dënimit me kusht, që nuk do të ekzekutohet nëse për dy vjet nuk kryen vepër të re penale, është gjobitur edhe me 500 euro, në të cilën dënimi do të llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit.
“Sepse me datën 13.06.2020, në Prizren, në shtëpinë e tyre familjare kryen dhunë ose keqtrajtim fizik dhe psikologjik, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënie familjare ndaj të dëmtuarës me iniciale XH.M., në atë mënyrë që gjatë bashkësisë martesore i pandehuri e ka keqtrajtuar edhe fizikisht të dëmtuarën për të cilat raste e dëmtuara nuk ka guxuar t’i raportojë rastet në polici”, thuhet në njoftim.