Një person në fshatin Çifllak të Rahovecit ka humbur jetën të hënën, pasi kishte pësuar aksident me traktorin që po e drejtonte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të hënën, ndërsa viktima ishte dërguar në spitalin në Gjakovë ku ishte konstatuar vdekja e tij.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin kishte pësuar vet-aksident. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë ku nga mjeku është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, është njoftuar në raportin e policisë.