Kronikë

Plagoset një person në Suharekë, i dyshuari në arrati

Foto: Koha / ilustrim

Një person është plagosur me armë zjarri dje në fshatin Mushtisht të Suharekës, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një fjalosje kishte gjuajtur me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar të cilin e kishte qëlluar në këmbë”, thotë PK.

Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.