Një person raportohet se është therur me thikë dhe është tentuar t’i merret kuleta, derisa të njëjtit i është marrë vetura nga i dyshuari.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një konflikti verbal në një lokal viktimës mashkull kosovar me forcë kishte tentuar t’ia marr kuletën, pastaj me mjet të mprehtë thikë e kishte goditë në disa pjesë të trupit e më pas me automjetin e viktimës ishte larguar”, bën të ditur Policia në raportin 24 orësh.
Policia shton se viktima kishte pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për të arrestuar.