Kronikë

Katër të arrestuar pasi u sulmuan me thika në Deçan

Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Deçan ka arrestuar 4 të dyshuar për rrahje me thika mes vete.

Policia në stacionin policor në Deçan, njofton se gjatë së hënës në orën 16:45 ka pranuar një informatë se në rrugën “Sali Çeku”, disa persona janë duke u rrahur.

Personat e lënduar me thika në këtë rast janë dërguar në QKMF-Deçan, ku të njëjtit kanë vazhduar rrahjen edhe aty.

“Njësiti policor menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Janë ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme dhe të gjithë personat e dyshuar në këtë rast janë arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njëri nga personat e arrestuar pas intervistimit për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinё, për trajtim të mëtutjeshëm.

“Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij, personat e dyshuar ndalohen për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’. Hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thuhet në raportin policor.