Kronikë

Arrestohet e dyshuara në Pejë për vjedhje të një portofoli

Dje në Pejë është arrestuar një e dyshuar për vjedhje.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ajo është arrestuar për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën penale “vjedhje”, ndaj një burri. Atij ia kishte vjedhur portofolin me para e dokumente personale.

“Është arrestuar e dyshuara, e cila dyshohet se viktimës mashkull ia kishte vjedhur portofolin me para, dokumente personale dhe kartelën e bankës me të cilën kartelë në bankomat me datën kur ishte kryer vjedhja- ishin tërhequr para. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.