Dje në Ferizaj është raportuar për një zënkë familjare. Motra raportohet ta ketë sulmuar vëllain e saj me një mjet të mprehtë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ajo është dërguar në mbajtje.
“Në rrugën “Rexhep Bislimi”, Ferizaj, dje është arrestuar e dyshuara e cila pas një zënke kishte sulmuar me një mjet të mprehtë vëllain e saj viktimën i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.