Kronikë

Arrestohen pesë të dyshuar për rrahje masive në Gjilan

Foto: Koha / ilustrim

Pesë persona, dy prej tyre të mitur, janë arrestuar dje në Gjilan për rrahje masive.

Policia njofton se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, transmeton KOHA.

Tutje Policia bën të ditur se tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit e mitur janë liruar ne procedurë të rregullt, ndërsa tre të dyshuarit tjerë dërgohen në mbajtje”, thotë PK.