Policia e Kosovës ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për kapjen e një të dyshuari për disa raste të veprës penale “vjedhje e rëndë”
Sipas njoftimit për media, bëhet fjalë për Isuf (Elez) Allçi, i lindur më 15.11.1998 në Has të Shqipërisë.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]