Kronikë

Një 38-vjeçar gjendet i vdekur në Gjakovë

Shiriti-Policia

Foto: Ilustrim

Një 38-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar në fshatin Moglicë të komunës së Gjakovës.

Policia në Gjakovë ka konfirmuar se për rastin është informuar rreth orës 20:30 të shtunën, dhe se në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen.

Personi i vdekur është B.M. nga Gjakova.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ka bërë të ditur Policia për KOHËN.