Policia e Kosovës ka iniciuar rast ndaj dy personave të cilët nuk iu kanë përmbajtur rekomandimeve të IKSHPK-së për vetizolim.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur në Vushtrri. Ndërkaq të dyshuarit do të intervistohen pasi të kalojë periudha kohore e rekomanduar nga IKSHPK-ja.