Kronikë

Pas 18 vjetësh arrestohet një i dyshuar për vrasje në Ferizaj

Foto: Koha / Ilustrim

Një person është arrestuar në Ferizaj për një vrasje të cilën dyshohet se e ka kryer në vitin 2002.

I njëjti sipas njoftimit është arrestuar me urdhër ndërkombëtar dhe pastaj është ekstraduar në Kosovë, mirëpo Policia nuk ka treguar nga cili vend është ekstraduar.

Me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.