Kronikë e zezë

Vdes 20-vjeçari i aksidentuar sot në Komoran

Vdes 20-vjeçari i aksidentuar sot në Komoran
Foto: Ilustrim
21:05

Vdes 20-vjeçari i aksidentuar sot në Komoran

Një 20-vjeçar ka humbur jetën pas lëndimeve të marra në një aksident trafiku sot pasdite në Komoran.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prishtinës Daut Hoxha ka bërë të ditur se njëri nga dy personat e lënduar ka vdekur pasi është dërguar për trajtim në QKUK.

“Më vonë jemi njoftuar se aksidenti ka kaluar në fatalitet”, ka thënë Hoxha.

20:33

Aksident me të lënduar në Komoran

Një aksident mes një veture dhe dy motoçikletave ka ndodhur sot në Komoran, me ç ‘rast njoftohet të ketë edhe të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha. Ai ka thënë se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetimet e nevojshme.

“Në rrugën e Carralevës në Komoran është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime ku të përfshira kanë qenë një automjet dhe dy motoçikleta. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po i kryejnë hetimet e nevojshme, përderisa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ai./ksp/