Kronikë

Shkëmbim zjarri ndërmjet Policisë dhe të dyshuarve për vjedhje në Viti

Foto: Koha / ilustrim

Dje raportohet se ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet Policisë dhe disa të dyshuarve për vjedhje në Viti.

Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës, e cila shton se rasti ka ndodhur rreth orës 02:37, transmeton KOHA.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se tre-katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur cigare nga një kioskë. Njësitë e policore kanë reaguar me shpejtësi dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri, me ç’rast edhe zyrtarët policorë kanë përdorur armët e zjarrit”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar gjashtë gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe IPK-ja.