Kronikë e zezë

Policia ndalon katër persona për mosrespektim të masave gjatë pandemisë

Policia e Kosovës ka ndaluar katër persona në Pejë, Prizren e Mitrovicë të Jugut, pasi nuk kanë respektuar masat për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Siç është bërë e ditur nga Policia, dy persona janë arrestuar në Prizren në dy raste të ndryshme, një person në Pejë dhe një në Mitrovicën e Jugut.