Kronikë

Arrestohet mitrovicasi, vodhi pako cigaresh në vlerë 600 euro

Dje në Mitrovicë është arrestuar një person pasi gjatë natës kishte vjedhur në një dyqan pako të cigareve në vlerë deri në 600 euro.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë natës nga një dyqan kishte vjedhur pako të cigareve në vlerë 500 deri 600 euro”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Policia thotë se është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit dhe janë gjetur pakot e cigareve të cilat janë konfiskuar.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton PK-ja.