Kronikë

Operacion antidrogë në Shqipëri, 30 të shoqëruar në Tiranë, Kukës e Shkodër

Policia ka kryer një operacion kombëtar antidroge në gjithë Shqipërinë dhe deri tani bilanci është 30 të shoqëruar.

BalkanWeb raporton se hetimet kanë filluar prej më shumë se 1 viti dhe se janë bërë shoqërime në Tiranë, Shkodër e Kukës për kultivues kanabisi.

Operacioni po zhvillohet edhe në qytete të tjera teksa po bashkëpunohet me prokuroritë e rretheve. Ndërkohë operacioni është në vijim e sipër. Por ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kërkoi para se pandemia të fillonte një punë të madhe nga Policia për të parandaluar kultivimin e kanabisit në Shqipëri.