Kronikë

I vjedhin veturën dhe tre krerë lopë në Klinë, policia po kërkon hajnat

Dje në fshatin Gjurgjevik i Vogël në Klinë, ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Në raportin e policisë theksohet se një personi i është vjedhur vetura e gjithashtu edhe tre krerë lopë.

“Viktima ka raportuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën ndërsa nga stalla ia kishin vjedhur edhe tre krerë lopë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, rasti vazhdon të hetohet”, përfundon raporti.