Dje në fshatin Katunishtë, Podujevë, është raportuar se një të dyshuari i kishte shkrepur arma e zjarrit dhe si pasojë ishte plagosur në këmbë.
“I dyshuari është dërguar në QKMF në Podujevë për tretman mjekësor, pastaj edhe në QKUK”, thuhet në raportin e PK-së.
Tutje, theksohet se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë e cila dyshohet se ishte përdor në rast.
“Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, përfundon raporti.