Kronikë e zezë

Vdes një person në Prizren si pasojë e therjes me thikë

Vdes një person në Prizren si pasojë e therjes me thikë

Një person ka humbur jetën në Prizren si pasojë e plagëve të marra nga goditja me thikë.

Siç njoftohet nga Policia, dy persona meshkuj kosovarë (viktima dhe dëshmitari), ishin ndaluar nga dy persona të dyshuar, ku njëri nga ta e kishte goditur me thikë viktimën.